Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 13° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 15:07

Ballina › Lajme

Ndalohen aktivitetet e gjuetisë në territorin e Komunës së Drenasit

30 tetor 2025, 22:20

Ndalohen aktivitetet e gjuetisë në territorin e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit njofton qytetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se, edhe pse sezoni i gjuetisë është shpallur i hapur në nivel vendi, aktualisht nuk janë përmbushur kriteret ligjore për organizimin e aktiviteteve të gjuetisë në territorin e Komunës së Drenasit.

Ky vendim bazohet në udhëzimin e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sipas të cilit ndalohet çdo aktivitet apo organizim që lidhet me gjuetinë, deri në një njoftim të ri nga Ministria përkatëse.

Komuna e Drenasit fton të gjithë qytetarët, shoqatat e gjuetarëve dhe palët e interesuara që të respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë në zbatimin e tij, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Vendimin e plotë të Ministrisë mund ta gjeni në këtë link:

👉 https://gllogoc.rks-gov.net/shpalljet/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑