Kalo te lajmet
e diel, 4 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 9° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 02:50

Ballina › Sport

Skuadra ndryshon lokacion, vazhdon përgatitjet përgjatë Adriatikut

12 janar 2021, 20:12

Skuadra ndryshon lokacion, vazhdon përgatitjet përgjatë Adriatikut

FC Feronikeli ka filluar fazën përgatitore, para fillimit të etapës tjetër të Superligës së Kosovës në futboll.

Nën drejtimin e kryetrajnerit, Duro dhe ndihmës trajnerit, Elshani, ekipi po stërvitë dhe është akomoduar në ambientet e Tropikal Resort, në Durrës.

Skuadra duket e gatshme për rritje të intensitetit të stërvitjeve, me të cilat do të vazhdojnë ditëve në vijim.

Për ecurinë e fazës përgatitore foli edhe kryetrajneri, Klodian Duro.

“Shkaku i gjendjes pandemike dhe ndryshimit të gjendjes së kufijëve në baza ditore, këtë vit e konsideruam më të arsyeshme që të jemi më afër Kosovës dhe të vazhdojmë përgatitjet këtu në Durrës.

Jam i kënaqur me formën e futbollistëve dhe stërvitjet që po bëjmë, duhet të rrisim intensitetin gradualisht dhe të masim forcat në disa ndeshje miqësore që do bëjme këtu”, tha Duro për feronikelifc.com

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑