Drenas e Skenderaj mbajnë seancë të përbashkët për nder të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Drenasit dhe ai i Skenderajt, kanë mbajtur seancë të përbashkët solemne me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të 24 vjetorit të sakrificës së Jasharajve me 5,6 e 7 mars të vitit 1998.

Në seancën solemne të mbajtur në Sallën e Kulturës në Drenas, merrnin pjesë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, kryesuesi i Kuvendit të Drenasit dhe të Skenderajt, dhe anëtarë të dy kuvendeve komunale.

Seancën e ka hapur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Milaim Hajdari, i cili tha se lufta e lavdishme e Jasharajve, 24 vite më parë, ishte pikënisja që më vonë Kosova mori lirinë. Hajdari tha se vendi do të jetë mirënjohës përjetësisht të rënëve të familjes Jashari dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirin e vendit.

Në një fjalë rasti është paraqitur edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Ai ndër tjera tha:

“Qëndresa e familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është rast i rrallë. Ata treguan vlerën që ka liria për popullin tonë dhe këtë tokë, të larë me gjakun e të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe të tjerëve që ranë në mbrojtje të nderit dhe kombit. Adem Jashari. Ky emër që përfaqëson trimërinë dhe manifeston cilësitë e një kryekomandanti vizionar e strateg. Ai, së bashku me anëtarët tjerë të familjes, hoqën frikën e shqiptarëve, në rrugën e gjatë të lirisë. Mobilizimi gjithë popullor do të nis pas asaj që ndodhi me 5,6 e 7 mars të vitit 1998.  Shqiptarët e Kosovës tashmë ishin një. Radhët e Ushtrisë Çlirimtare sa vijnë e shtoheshin. Të gjithë kishin një synim – lirinë e Kosovës, pa marrë parasysh çmimin që duhej paguar, tha ndër të tjera kryetari Nura ura në seancën solemne.

SHPËRNDAJE