Kalo te lajmet
e premte, 20 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 14° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 07:42

Ballina › Arsim dhe Kulturë

Alea nga Drenasi fituese e çmimit të parë në “Yjet e Flakës” 2025

2 shkurt 2025, 01:36

Alea nga Drenasi fituese e çmimit të parë në “Yjet e Flakës” 2025

Në përvjetorin e 34-të të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, këngëtarja Alea Dvorani është shpërblyer me Çmimin e Parë në festivalin “Yjet e Flakës” 2025 për interpretimin e saj në këngën “Baresha ime”.

Ky sukses vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare. Organizimi i festivalit, nën drejtimin e Kushtrim Jakupit, është vlerësuar për nivelin e lartë artistik dhe profesionalizmin.

Falënderime të veçanta janë shprehur për jurinë e festivalit për vlerësimin e drejtë, si dhe për bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin e këngës, veçanërisht për organizatën Mollëkuqet, që ka mbështetur vazhdimisht Alean në rrugëtimin e saj artistik.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Arsimi dhe Kultura →

↑