Kalo te lajmet
e martë, 10 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 09:54

Ballina › Lajme

Asamblisti i Nisma-s në Drenas Vehbi Berisha aderon në AAK, Haradinaj e quan shembullor

5 janar 2021, 19:42

Asamblisti i Nisma-s në Drenas Vehbi Berisha aderon në AAK, Haradinaj e quan shembullor

Asambleisti i Nismas Socialdemokrate në Komunën e Drenasit, Vehbi Berisha ka aderuar në AAK.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shkruar se asambleisti shembullor në Komunën e Drenasit, vendosi që nga sot rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. 

“Aleanca gjithëherë ka pasur dyert e hapura për të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar për vendin”, ka shkruar tutje Haradinaj në rrjetin social Facebook. 

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Sot shtëpisë së madhe, Aleancës iu bashkua edhe Vehbi Berisha. Asambleisti shembullor në Komunën e Drenasit, vendosi që nga sot rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca gjithëherë ka pasur dyert e hapura për të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën për të kontribuar për vendin. Drenicaonline//

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑