Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 3° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 02:58

Ballina › Sport

Nisin punimet për ndërtimin e fushës së futbollit në Arllat

6 nëntor 2026, 18:48

Nisin punimet për ndërtimin e fushës së futbollit në Arllat

Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e një fushe të re të futbollit të vogël në Arllat të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Ky investim, synon krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Fusha e re do të mbajë emrin e Bashkim Bujupit, ish-sportist dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Po ashtu, në këtë hapësirë do të organizohet edhe turniri tradicional “Heroi i Kombit Abedin Bujupi”, i cili tashmë do të ketë një vend të përhershëm për zhvillimin e garave.

Ky projekt pritet të shërbejë jo vetëm për aktivitetet sportive të të rinjve, por edhe për ruajtjen e kujtimit dhe nderimin e figurave që kanë dhënë kontribut për vendin. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Sporti →

↑