Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 5 Qershorit Ditës Botërore të Mjedisit, Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci së bashku me përfaqësuesit e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, të Kompanisë Al Trade, Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave, duke qenë në gadishmëri si çdo ditë të vitit, i’u bashkangjitën dhe ndihmuan në aktivitete të ndryshme që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të pastër.
Ndër këto aktivitete veçojmë mbjellje të drunjëve dekorativ, fidaneve në bashkëpunim me institucione shkollore, aktivitete të pastrimit, largimin e deponive ilegale dhe të tjera.
Akivitetet u zhvilluan me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit qytetarë për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e ambientit.
Kompanitë e Menaxhimit të Mbeturinave do të vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit për një mirëqenië më të mirë për qytetar.