Drenasi shpall sportistët e dalluar të vitit 2021

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot, në një ceremoni të organizuar në sallën e kuvendit komunal, ka bërë ndarjen e çmimeve për sportistët e dalluar për vitin 2021.

Në këtë ceremoni ku merrni pjesë klubet sportive, sportistë, trajner, referë e të tjerë, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, i falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin për sportin, duke uruar që të tejkalohen problemet financiare të disa klubeve.

“Uroj të gjithë sportistët e këtij vitit, duke ju dëshiruar shumë suksese në vitin 2022, sepse më të vërtetë, ju jeni përzantuesit më të mirë të Drenasit në gara brenda dhe jashtë vendit. Ndihem keq për problemet financiare që kanë disa klube, sigurisht edhe pandemia ka ndikuar, por ne me buxhetin që kemi, jemi munduar të përkrahim përmes subvencioneve, madje i kemi rritur ato për dallim nga vitet e kaluara”, është shprehur Lladrovci.

Ndërsa, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi, ka falënderuar sportistët, trajnerët, e përfaqësuesit e klubeve sportive, duke theksuar se do të vazhdojnë me projekte për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe përkrahjen me subvencione.

Çmimi për sportistin më të mirë të vitit 2021 e ka fituar bodybollderi, Arton Koca, i cili është edhe fitues i kupës së Kosovës kategoria e 90 kg dhe fitues i garës kampionatit Ballkanit në Rumani.

Ndërsa, në 10-shën e sportistëve më të mirë të vitit janë ranguar:

Shqipron Brahimi- futbollist, futsall klubi “Liqeni”

Floriam Smakiqi- futbollist në kf “Feronikeli” Drenas

Liridona Kurrumeli- Volejbolliste, KV “Feronikeli”

Mërgim Franca- Volejbollist, Kv, Feronikeli” Drenas

Edonita Podrimqaku- Volejbolliste, kv “Gryka” femrat

Dardan Topilla- futbollist në futsal klub “Liqeni”

Besmira Qerkini- shahiste, KSH “Drenasi” femrat

Bajram Islami- Boksier, KBoksit “Drenasi”

Diana Xharrahu- futbolliste, kf “Heroinat”

Klubi sportiv më i mirë për vitin 2021 është zgjedhur futsall klubi “Liqeni”.

Sportisti më më prespektiv i sportit është zgjedhur boksieri i klubit të boksit “Drenasi”, Luan Morina.

Trajneri më i mirë për vitin 2021 është shpallur Shpend Brahimi- Futsall Klubi “Liqeni”

Gjyqtari më i mirë për vitin 2021 është shpallur Ekrem Franca.

Punëtori më i dalluar sportiv është zgjedhur Kastriot Berisha, futsall klubi “Liqeni” Drenas Mësimdhënësi më i suksesshëm i edukatës fizike, kampion në gara komunale, regjinonal e nënkampion republikan në SHAH është zgjedhur Fidan Ramadani, ndërsa nxënësja sportist i vitit është zgjedhur Dorina Qorri.

Me falënderim janë nderuar edhe veteranët e sportit të komunës tonë, Haki Istogu, KF “Feronikeli” dhe Faton Ramadani- Boksier i Klubit të Boksit “Drenasi”. Kurse, me mirënjohje postmortum është nderuar veterani sportit Fatmir Gashi, ish futbollist i KF “Feronikeli”.

Për kontribut në zhvillimin e sportit si sponzor është zgjedhur “Vllezerit Gashi SHPK” për kontribut me mjete financiare për klubin “Heroinat”, femrat.

Për kontribut në sport dhe rezultate të mira, janë ndarë edhe disa mirënjohje për sportistët: Reis Miftari, Altina Franca, Adonis Qorri dhe Arber Bala. 

SHPËRNDAJE