FC Liqeni nga Drenasi vazhdon tutje në Ligën e Kampionëve

Me fitoren ndaj kampionit të Gjermanisë Weilimdorf, klubi i futbollit nga Kosova, Liqeni ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Drenasi fitoi me rezultat të ngushtë 3 me 2 me golat e realizuara nga Shkodra dhe Ramadani (dy gola).

Ndryshe, Liqeni është kampion i Kosovës dhe po vazhdon ta prezantojë denjësisht Kosovës në garat evropiane në këtë sport. 

SHPËRNDAJE