Kalo te lajmet
e shtunë, 26 shtator 2026 Drenas, Kosovë 🌧 11° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 02:12

Ballina › Lajme

Ferat Shala: Programi i PDK-së për rimëkëmbjen ka zgjuar interesim tek të gjithë qytetarët

27 janar 2021, 22:00

Ferat Shala: Programi i PDK-së për rimëkëmbjen ka zgjuar interesim tek të gjithë qytetarët

Kandidati për deputet nga Partia Demorkatike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se program i Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbjen ekonomike dhe politike, ka zgjuar interesim tek qytetarët e Kosovës.

“Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, elaboruam aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-covid”, ka thënë Shala, shkruan Gazeta Insajderi.

“Këto takime, që bashkë me z. Hoxhaj po i realizojmë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën”.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑