Kalo te lajmet
e enjte, 12 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 15° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 04:47

Ballina › Sport

Feronikeli e nis me këmbë të mbarë garën e Kupës

1 janar 2021, 16:00

Feronikeli e nis me këmbë të mbarë garën e Kupës

FC Feronikeli ka fituar me rezultat 0-4, si mysafir i skuadrës nga Prizreni, FC Prizreni.

Gjatë pjesës së parë nuk pati gola, duke përfunduar të paprekura portat për 45 minuta.

Me të filluar pjesa e dytë, Marko Simonovski, realizoi për 0-1, saktësisht në minutën e 46.

Argjend Malaj nga pika e bardhë u tregua i saktë për,0-2, në minutën e 50-të.

Ishte Simonovski përsëri ai që rrit epërsinë për 0-3, në minutën e 71-të.

Për të përmbyllur gjithçka u përkujdes futbollisti nga akademia, Sokol Kiqina, i cili shënoi për 0-4, saktësisht 4 minuta pas hyrjes në lojë, nga një asist i bukur i Ardi Qorrit.

Duro i dha mundësi të debutojë me FC Feronikelin edhe Drinor Morinës, lojtar tjetër ky nga akademia.

Me këtë fitore, futbollistët përmbyllën këtë vit kalendarik, për të vazhduar në shkurt, përsëri me ndeshje të Kupës së Kosovës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Sporti →

↑