Kalo te lajmet
e mërkurë, 11 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:55

Ballina › Sport

Feronikeli shkarkon Klodian Duron

1 maj 2021, 20:22

Feronikeli shkarkon Klodian Duron

Nëpërmjet një komunikate zyrtare klubi i Feronikelit ka lajmëruar shkarkimin e trajnerit Klodian Duro, shkruan Insporti.

Pas një sezoni shumë të dobët nga ish kampioni i Kosovës, shumë fansa dhe njerëz brenda klubit kishin kërkuar me ngulm shkarkimin e trajnerit nga Shqipëria.

Skuadra nga Drenasi shkarkoi Duron si shkak i formës së dobët dhe pozitës në tabelë, ku në 10 ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore dhe pozicionohen në vendin e shtatë me 35 pikë, dy pikë më pak se vendi i nëntë, i cili të dërgon në Ligën e Parë. /Insporti.com/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Sporti →

↑