Kalo te lajmet
e mërkurë, 11 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 17° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 12:47

Ballina › Sport

Kreu i FFK-së në Drenas, diskutohet për insfrastrukturën

23 shkurt 2023, 21:29

Kreu i FFK-së në Drenas, diskutohet për insfrastrukturën

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademin dhe Ismajl Ajetin, me ç’rast diskutuan për futbollin dhe u paralajmërua Memorandumi i Mirëkuptimit.

“Në takim, fola për sigurimin e rekuizitave dhe fushat e sportit në shkolla e bashkësi lokale, finalizimin e Stadiumit që i plotëson kushtet e UEFA-s, “Rexhep Rexhepi”, Stadiumin sintetik, pishinën gjysmë olimpike, ngrohjen në Sallën e Sportit, investimet në futboll dhe sportet tjera”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me kënaqësi prita në takim kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademin dhe Ismajl Ajetin, të cilët më sollën dy dhurata shumë të çmuara, njëra është “Falënderim për partneritetin besnik” nga Federata jonë e futbollit dhe e dyta, topi i përdorur në kampionatin e futbollit në Katar.

Në takim, fola për sigurimin e rekuizitave dhe fushat e sportit në shkolla e bashkësi lokale, finalizimin e Stadiumit që i plotëson kushtet e UEFA-s, “Rexhep Rexhepi”, Stadiumin sintetik, pishinën gjysmë olimpike, ngrohjen në Sallën e Sportit, investimet në futboll dhe sportet tjera.

Po ashtu, diskutuam për finalizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes komunës tonë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës

Pasionin tim për futbollin, në fillim të viteve ’80, ma mori çështja kombëtare dhe angazhimi me tërë qenien për çlirim. Mosha iku por, dashuria ime për futbollin, mbeti. Këtë rrugë të futbollit e vazhduan dy bijtë e mi, Lapidari dhe Driloni.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas çlirimit është pasion imi i veçantë dhe e përcjelli çdo lojë të shqiponjave tona.

Më shumë nga interneti

Dhuratat e mia për mysafirët e çmuar, ishte libri “Përjetësia e dyfishtë”, libër i shkruar nga miku im Bedri Islami, kushtuar heroit e heroinës Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe medaljone të punuara nga duart e arta të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Sporti →

↑