Kryetari Lladrovci merr pjesë në përurimin e biznesit të ri në Arllat të Drenasit nga i cili u punësuan 37 punëtorë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kabinetin e tij merr pjesë në përurimin e biznesit IP Petrol dhe Heb’s Kosova në Arllat të Drenasit.

Në një fjalë rasti kryetari Lladrovci falenderojë investitorët të cilët sipas tij zhvilluan një biznes nga i cili Komuna e Drenasit gjeneron rreth 9 mijë euro të hyra, kundrejt biznesit të mëparshëm nga i cili Komuna e Drenasit ka gjeneruar vetëm rreth 900 euro të hyra vjetore.

Vitin e kaluar IP Petrol pas nënshkrimit të të gjitha procedurave ligjore për marrjen e pronës publike në shfrytëzim, ka nënshkruar edhe kontratën që sipas saj kanë qenë të planifikuar të punësohen 24 punëtorë, mirëpo biznesi në fjalë ka arritur të punësojë plot 36 punëtorë nga Komuna e Drenasit, gjë që ka ndikuar në rritjen e punësimit në Komunën e Drenasit si dhe rritjen e buxhetit të Komunës, nga gjenerimi i të hyrave nga pagesa për shfrytëzim të pronës publike.

Biznesi në fjalë nga 350 mijë euro sa ishte paraparë të investonte, ka arritur të investojë plot 1 milion e 310 mijë euro, që ka kaluar shumën e paraparë në marrëveshjen e parë.

SHPËRNDAJE