Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 18:03

Ballina › Lajme

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Thaçi më rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi-Cima

26 mars 2021, 22:11

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Thaçi më rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi-Cima

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Thaçi më rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi-Cima Telegram ngushëllimiShumë e nderuara Familje Thaçi,Lajmi se Cima, kaloi në amshim, na trishtoi të gjithëve pa masë.

Ai, nuk ishte vetëm pjesëtar i familjes tuaj, por edhe çdo familje tjetër që nderonte traditën dhe kulturën tonë, vlerat ma të mira të kombit.Andaj, në këto orë të dhimbjes së madhe për Juve, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje, duke e konsideruar humbje për të gjithë neve, për qytetarët e komunës së Drenasit dhe më gjerë.

Do ta mbajmë në mend përgjithmonë, jo vetëm për humorin e tij të papërsëritshëm, por edhe për vlerat e tij njerëzore, si atdhetar, shok e dashamir.Ju lutem, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, në emrin tim dhe të komunës së Drenasit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!Drenas,

26.3.2021

Ramiz Lladrovci

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑