Maliqi: Ja pse u riktheva në Feronikel

Mesfushori Behar Maliqi është një prej lojtarëve më të respektuar në Kosovë.

Rikthimi i tij në skuadrën e Feronikelit bëri bujë të madhe, pasi Maliqi me këtë klub ka arritur të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë dhe qytetarët e Drenasit e vlerësojnë Maliqin një nga më meritoret për këto suksese.

Të hënën për “Epokën e re” Behar Maliqi ka thënë se në Feronikel është rikthyer, pasi klubi po kalon nëpër një krizë të jashtëzakonshme.

“Jam i lidhur ngushtë me skuadrën e Feronikelit dhe duke parë gjendjen nëpër të cilën po kalon, jam shtyrë të rikthehem dhe do të mundohem që me të gjithë potencialin t’i ndihmoj për të arritur synimet”, ka deklaruar Maliqi. 

SHPËRNDAJE