Përfundon projekti i ulëseve në Palestrën “Hysni Jetullahu”

Përfundon projekti i ulëseve në Palestrën “Hysni Jetullahu”

Ka përfunduar projekti për renovimin e ulëseve të Palestrën e sporteve “Hysni Jetullahu”, projekt ky i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Në kuadër të projektit “furnizim me karrige për Palestrën Hysn Jetullahu” të nisur gjatë muajit nëntor dhe të përfunduar në muajin dhjetor, janë riparuar 350 ulëse të cilat ishin dëmtuar.

Në Palestrën “Hysni Jetullahu”, është duke u përfunduar edhe parkingu dhe rrethoja e këtij objekti, ku pas realizimit të këtyre punimeve, do të jetë më i qasshëm për sportdashësit.

SHPËRNDAJE