Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 18:03

Ballina › Lajme

Sejdi Hoxha bëri homazhe në Prekaz, Morinë e Drenas: Përjetsisht iu jemi mirënjohes familjeve të dëshmorëve

24 janar 2021, 22:16

Sejdi Hoxha bëri homazhe në Prekaz, Morinë e Drenas: Përjetsisht iu jemi mirënjohes familjeve të dëshmorëve

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Sejdi Hoxha, i shoqëruar nga ish komandanti i UCK-së, Jahir Demaku dhe kandidatët tjerë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka nis ditën e sotme me homazhe në Kompleksin Momrial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas kësaj vizite, Hoxha është ndalë për homazhe edhe në Morinë, për ta përmbyllur në qytetin e Drenasit pranë shtatores së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

“Sot nderuam familjën Jashari në Prekaz. Kjo familje është dhe do të mbetët simbol lirisë dhe pavarësisë si vlera me sublime e kombit shqiptar.

Përjetsisht iu jemi mirënjohes familjeve të dëshmorëve të cilët dhanë me të dashurit e tyre për lirinë të cilën ne e gëzojmë sot, gjaku i tyre u bëft dritë për idealin e tyre!

Se bashku miqt e mi nga Drenasi sot nisem ditën me homazhe në varrezat e heronjëve në Prekaz, Morinë dhe Drenas” shkruan Hoxha.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑