Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 18:03

Ballina › Lajme

Theren me thikë dy nxënës në Drenas, dërgohen për mjekim në QKUK

3 qershor 2021, 10:39

Theren me thikë dy nxënës në Drenas, dërgohen për mjekim në QKUK

Dy nxënës janë sulmuar me thikë në Drenas. Deri të therja me thikë erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre dhe dy të tjerëve të cilët edhe i sulmuan me thikë.

Policia e Kosovës njofton se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑