Kalo te lajmet
e martë, 10 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 09:54

Ballina › Lajme

VV mbajti takim në Nekoc, atyre iu bashkua edhe Elmije Plakaj

19 janar 2021, 18:49

VV mbajti takim në Nekoc, atyre iu bashkua edhe Elmije Plakaj

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!- Drenas mbajti sot takim me përfaqësues të lagjeve në fshatin Nekoc.

Në takim morën pjesë kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Drenas, Shemsi Elezi, kandidati për deputet nga qendra jonë Enver Dugolli, asamblisti Sokol Bylykbashi, kryetari i pikës Astrit Plakaj dhe aktivistë e aktiviste, të cilët zhvilluan një bashkëbisedim rreth mobilizimit për fitoren e Lëvizjes në referendumin e 14 shkurtit.

Sipas njoftimit të VV-së në Drenas, në mbështetje të kësaj fitore është bashkuar edhe veprimtarja dhe veteranja e luftës së UÇK-së Elmije Plakaj.

“Falenderim dhe mirënjohje për banorët e Nekoc-it që po bëhen pjesë e kësaj fitore madhështore”, thuhet në njoftim.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑