74 mësimdhënës nga Drenasit certifikohen për trajnimin në fushën e zhvillimit profesional

Drejtoria Komunale e Arsimit sot ka bërë shpërndarjen e certifikatave për mësimdhënës të cilët kishin ndjekur trajnimin ne 5 module lidhur me zhvillimin profesional.

Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, ka bërë ndarjen e certifikatave dhe ka përgëzuar mësimdhënësit për arritjet profesionale, duke vlerësuar se përmes trajnimeve të tilla, por arrihet të ngritët niveli në procesin edukaktivo-arsimor për mësimdhënie e mësimnxënie.

DKA-ja vitin e kaluat ka qenë përfituese e projektit “Përmirësimi i ngritjes së kapaciteteve për zhvillim Profesional të mësimdhënësve” në nivelin arsimor 0-5, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Duke e parë rendësin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve në ngritjen e cilësisë në arsim, DKA-ja ka shtrirë projektin edhe ne të gjitha institucionet edukativo-arsimore duke i ndarë në dy faza.

Më datën 17.10.2020, ka filluar trajnimi në fazën e parë dhe janë përfshirë 9 shkolla me gjithsej 74 mësimdhënës. Shkollat janë; “Azem Bejta”, “Xhevë Lladrovci”, Shaban Polluzha”, “Mehmet Gradica”, “Zenel hajdini”, “Dëshmorët e Fortesës”, “Migjeni”, “Bajram Curri” e “Halil Bajraktari”.

Shtrirja e projektit për trajnimin e mësimdhënësve për ngritjen e vazhdueshme profesionale, mbështetet dhe koordinohet nga DKA-ja dhe ekipi i trajnerëve për ngritje profesionale, Arsim Berisha-Koordinator i projektit, Valbona Tahiraj-trajnere dhe Valdete Berisha-trajnere.

SHPËRNDAJE