Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 3° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 02:49

Ballina › Lajme

Aksidentohen dy vetura në rrugën Drenas-Skenderaj, tre të lënduar

10 mars 2021, 19:16

Aksidentohen dy vetura në rrugën Drenas-Skenderaj, tre të lënduar

Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në rrugën Drenas-Skenderaj, mesditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 12:30, në rrugën Drenas -Skenderaj ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, me rastin po merren njësitet policore të trafikut rrugor.

Me tre të lenduar ka rezultuar edhe aksidenti i komunikacionit, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lupç të Podujevës.

Ndonëse Ministria e Infrastrukturës, ka bërë me dije se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, policia ka apeluar për kujdes të shtuar pasi ngricat vështirësojnë në masë të madhe qarkullimin.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑