Kalo te lajmet
e mërkurë, 11 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:55

Ballina › Lajme

Behën homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve

14 qershor 2021, 20:23

Behën homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve

Për nder të shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, sipas agjendës së planifikuar, janë nderuar të gjithë dëshmorët, ku është bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Në homazhe kanë marr pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së,  anëtar të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Homazhe dhe vendosja e buqetave me lule, janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci” pran shtatoreve të Heronjve, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Bedri Shala, Ilaz Kodra, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë si dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajovë, Damanek, Shrubullovë, Poklek i Vjetër dhe Nekoc .

Lavdi gjithë të rënëve e dëshmorëve!

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑