Kalo te lajmet
e mërkurë, 11 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:55

Ballina › Lajme

KGJK zgjedh Shefqet Balecin gjyqtar mbikëqyrës për Gjykatën e Drenasit

29 dhjetor 2021, 20:45

KGJK zgjedh Shefqet Balecin gjyqtar mbikëqyrës për Gjykatën e Drenasit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 274-të, të mbajtur të mërkurën ka zgjedhur udhëheqësit për dy nga degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, asaj të Podujevës dhe të Drenasit.

KGJK ka zgjedhur gjykatësin Minir Hoti si gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, pasi ky i fundit mori besimin e tetë anëtarëve të Këshillit që morën pjesë në votim.

Ndërsa, si gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, Këshilli ka zgjedhur gjykatësin Shefshet Baleci. Pro kandidaturës së tij votuan gjithsej tetë nga anëtarët e Këshillit që morën pjesë në votim.

Në këto dy procedura të votimit për këto pozita, ka abstenuar anëtarja e KGJK-së, Radojka Trifunoviq.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑