Kalo te lajmet
e mërkurë, 11 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 17° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 12:47

Ballina › Lajme

Komuna e Drenasit reagon ndaj vandalizmit në sheshin “Fehmi Lladrovci”

22 korrik 2021, 21:42

Komuna e Drenasit reagon ndaj vandalizmit në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Komuna e Drenasit reagon ndaj vandalizmit në sheshin “Fehmi Lladrovci”Ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e theksuar e dëmtimit të qëllimshëm të hapësirave publike, përkatësisht drunjtë dekorativ, shportave të mbeturinave, lulet e fidanët e posambjellura në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Pas verifikimit në terren për dëmet e shkaktuara nga veprimet e lartpërmendura vandaliste, komuna e Drenasit ka raportuar rastet në stacionin policor të Drenasit dhe ka kërkuar që përmes kamerave të vendosura në shesh të gjenden keqbërësit dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar.

Të nderuar qytetar, sipërfaqet e rregulluara gjelbëruese të sheshit në qytetin e Drenasit përveç aspektit ekologjik, japin edhe një pamje shumë të bukur qytetit. Prandaj, dëmtimi i tyre jo vetëm që shkakton dëme ekologjike, por i japin edhe pamje jo të mirë.

Veprimet e tilla janë të ndaluara dhe të sanksionuar sipas Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton se sheshi është në vëzhgim të kamerave te sigurisë dhe dëmtimi hapësirave gjelbëruese do të ndëshkohet me gjobë sipas rregullores së sipërpërmendur.

Me këtë rast, Komuna e Drenasit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe t’i mirëmbajnë ato.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑