Kalo te lajmet
e enjte, 12 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 20° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 13:08

Ballina › Lajme

Kryetari Lladrovci dhe përfaqësues të kompanisë së Feronikelit nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit

30 prill 2021, 21:10

Kryetari Lladrovci dhe përfaqësues të kompanisë së Feronikelit nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale, Lulzim Nika dhe përfaqësuesi i kompanisë së Feronikelit, Genc Beribashi, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për të ju mundësuar nxënësve të kësaj shkolle kryerjen e praktikes në këtë ndërmarrje.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesin e Feronikelit, Genc Beribashi, për bashkëpunimin e treguar ndër vite të kompanisë për të ju ofruar nxënësve mundësi në përmbushjen e kompetencave profesionale përmes pjesëmarrjes në ambient real të punës për të kryer pjesën e praktikës profesionale me elemente të sistemit dual në kompani.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë, Beribashi ka thënë se ndihet i lumtur që përmes kësaj përkrahje, u jep mundësi nxënësve që të profesionalizojnë në punë praktike drejtimin e tyre.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑