Kalo te lajmet
e diel, 8 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 16:48

Ballina › Lajme

Kryetari Lladrovci merr pjesë në ekspozitën e Handikos-it

19 mars 2021, 21:15

Kryetari Lladrovci merr pjesë në ekspozitën e Handikos-it

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në ekspozitën e organizuar e punuar nga personat me aftësi të kufizuara Handikos në Drenas.

Ekspozita me punime dore, artizanale dhe pikturë me moton “Edhe unë mundem-më përkrahni mua” është mbajtur në degën e Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara Handikos në Drenas.

Kryetari Lladrovci në këtë ekspozitë, tha se personat me nevoja të veçanta duhet të përkrahen e mbështetën nga e gjithë shoqëria. “Përgëzoj anëtarët e shoqatës që kanë bërë punë të shkëlqyeshme, duke prezantuar vendin më se miri me artizanale e piktura. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë shoqatë, e po ashtu ne secilin projekt të realizuar nga Komuna, që kërkohet sipas standardeve, do të krijojmë kushte e mundësi të barabarta për të gjithë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑