Kalo te lajmet
e premte, 13 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 16° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 05:49

Ballina › Lajme

Kryetari Lladrovci shtron iftar për Bashkësinë Islame në Drenas

11 maj 2021, 20:47

Kryetari Lladrovci shtron iftar për Bashkësinë Islame në Drenas

Kryetari Lladrovci shtron iftar për Bashkësinë Islame të Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nderuar Bashkësinë Islame në Drenas, duke shtruar Iftar. Të pranishëm në iftar ishin, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame ne Drenas, Valon Bequku së bashku me kryesinë dhe imam të xhamive.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka përgëzuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas për tolerancën fetare që po vazhdojnë të tregojnë dhe humanitetin e tyre. Lladrovci tha se besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit, dëshmojnë përulje dhe përkushtim ndaj Zotit, por edhe e forcojnë disiplinën personale si rezistencë në shumë gjëra.

Ndërsa, kryetari i KBI, Valon Bequku, ka falënderuar kryetarin Lladrovci që po e respekton Këshillin e Bashkësisë Islame dhe është zotuar se bashkëpunimi mes Këshillit të Bashkësisë Islame dhe Komunës do të vazhdoj.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑