Kalo te lajmet
e diel, 8 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 2° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:50

Ballina › Lajme

Kryetari Ramiz Lladrovci uron të gjithë besimtarët Mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

13 prill 2021, 11:39

Kryetari Ramiz Lladrovci uron të gjithë besimtarët Mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

Më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë besimtarët mysliman.

Lladrovci në urimin e tij, ka thënë së muaji i Ramazanit, sjell me vete solidaritetin, përkushtimin e mirëbesimin tek të gjithë njerëzit dhe fuqizon vlerat në të gjithë komunitetin mysliman dhe me gjerë.

“Ne emrin tim dhe të komunës, uroj të gjithë qytetarët e Drenasit, muajin e bekuar të Ramazanit, duke shpresuar që ky muaj të sjell në familjet tuaja, shëndetin, harmonin e gjitha të mirat. Muaji i bekuar i Ramazanit edhe këtë vit, po pritet ne një gjendje jo të mirë e të favorshme për shkak të gjendjes së krijuar nga covid-19, por besimi dhe fisnikërimi me agjërim e adhurim të Zoti, shpresoj që të sjell lehtësira. Urime muaji i bekuar i Ramazani gjithë besimtarëve mysliman”, ka thënë kryetari Lladrovci në urimin e tij.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑