Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti dhe kandidatët për deputetë, Mehdi Thaçi dhe Avdyl Krasniqi, kanë qëndruar në shtëpinë e mikut të tij, njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqit, për të biseduar me bashkëluftëtarë të Negrocit dhe struktura të Nismës në këtë fshat.
“Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup, i cili padrejtësisht nuk është në vendlindjen e tij për të cilën dha kontribut mbi 50 vjet”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Limaj gjithashtu, gjatë këtij bashkëbisedimi të hapur, ka kërkuar mobilizim për të mbështetur vizionin dhe projektin e tij në mbrojtje të vlerave kombëtare.
“NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, ia ka ofruar Drenasit dhe Kosovës kandidatët më të mirë, me vlera të larta patriotike e njerëzore”, ka shkruar në fund të statusit të tij kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
DrenicaOnline//
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/01/FB_IMG_1610913001169.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2021/01/139621660_112883847395974_4611805965595771780_o.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2021/01/139854185_112883890729303_4150001513429459641_o-1024x688.jpg)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2021/01/Fatmir-Limaj-2.png)