Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 3° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 02:49

Ballina › Lajme

Lladrovci bashkë me Endrit Thaçin nderojnë heronjtë në Drenas

10 nëntor 2021, 23:08

Lladrovci bashkë me Endrit Thaçin nderojnë heronjtë në Drenas

Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së sot kishte mysafir të veçantë, Endrit Thaçi, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, Lladrovci bashkë me Endritin, Shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, dhe ish-këshilltarin e ish-presidentit Thaçi, Ismail Sylën, kanë vendosur buçeta me lule pranë shtatorëve të heronjve të kombit.

“Nderim i përjetshëm sakrificës dhe heroizimit për liri”, ka shkruar Lladrovci në postimin e tij në ‘Facebook’.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑