Kalo te lajmet
e diel, 27 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 10° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 03:46

Ballina › Lajme

Mblidhen 70 mijë euro për Shpetim Hetën, invalidi i UÇK-së niset pas mesnatës për Turqi

27 janar 2021, 21:59

Mblidhen 70 mijë euro për Shpetim Hetën, invalidi i UÇK-së niset pas mesnatës për Turqi

Falë mbështetjes nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe të afërmit, si dhe njerëzve vullnetmirë në Kosovë dhe diasporë, janë mbledhur 70 mijë euro për mjekimin e invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpetim Heta.

Siç bën të ditur Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi në rrjetin social Facebook, ish- luftëtari i lirisë, do të niset pas mesnatës për në Turqi, për t’u mjekuar nga sëmundja e rëndë në mëlçi, shkruan AktivPress.

“Neser ne ora 03:00 te mengjesit udhëton nga aeroporti Adem Jashari drejt spitalit ne Turqi ku do jem aty unë bashke me familjar dhe bashkeluftetar te UÇK-se”, ka thënë Hyseni.

Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti – gjithashtu është me mbetje predhash në kokë.

Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”.

Hyseni ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët kanë kontribuar për ta mbledhur shumën e nevojshme, ndërsa në Turqi, ish-ushtari i UÇK-së do të shoqërohet përveç nga familjarët, edhe nga vet Adnan Hyseni.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑