Në ditën e përkujtimit të gjenocidit, Lladrovci bënë homazhe në shtëpinë e masakrës në Poklek të Vjetër

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, bashkë me stafin ekzekutiv, organizatat e dala nga lufta nëndegët në Drenas, organizata For New Life Kosovo për personat e zhdukur, si dhe familjarë kanë përkujtuar dhe nderuar viktimat e gjenocidit serb në fshatrat e Drenasit

.Me përulje dhe nderim, kryetari Lladrovci ka përkujtuar 45 viktimat e familjes Muqolli e Elshani në shtëpinë e masakrës në Poklek të Vjetër, të cilat dora e agresorit serb ua mori jetën në prillin e vitit 1999.Bashkë me familjarin Fadil Muqolli, nënkryetarin Arben Shala e drejtor të Drejtorive bënë homazhe edhe tek varrezat, ku vendosen buqeta me lule të freskëta.

Në këtë ditë janë përkujtuar masakrat edhe në Likoshan, Abri, Verboc e Shtuticë, Poklek, Çikatovë të Vjetër, dhe gjithandej në Drenicë.“Këto masakra të njëpasnjëshme nga okupator serb, pas Epopesë dhe përpjekjeve mbinjerëzore të Jasharajve për rezistencë, në prapavijë e kishin spastrimin etnik, kryerjen e gjenocidit ndaj popullit tonë.

Prandaj, sot, për hir të luftës dhe idealëve të të atyre që dhanë jetën për liri, jemi të obliguar dhe angazhuar që të punojmë edhe më shumë për vendin, atdheun tonë të lirë”, ka theksuar Lladrovci.

Lavdi e përjetshme martierëve të masakraveLavdi e përjetshme për dëshmorët dhe heronjtë e luftës!

SHPËRNDAJE