Kalo te lajmet
e mërkurë, 11 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:55

Ballina › Lajme

Rrahin një person në Drenas, arrestohet një i dyshuar

4 maj 2021, 20:59

Rrahin një person në Drenas, arrestohet një i dyshuar

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur të hënën, rreth orës 16:00 në Drenas.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishin pasur tre të dyshuar me një person tjetër.

Sipas të njëjtave burime, viktima e rrahjes ka pranuar tretman mjekësor, fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe më pas është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Siç merr vesh Sinjali, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente./Gazeta Sinjali/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑