Kalo te lajmet
e shtunë, 7 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 3° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 02:49

Ballina › Lajme

“Studenti” nga Kishnareka aderon në PDK, e prezanton Ferat Shala

17 janar 2021, 13:24

“Studenti” nga Kishnareka aderon në PDK, e prezanton Ferat Shala

Aktori Eqrem Berisha “studenti” nga Kishnareka e Drenasit, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ish deputeti Ferat Shala, i cili ndodhet sërish në garë edhe për një mandat, raporton DrenicaOnline.

Statusi i plotë i Ferat Shalës:

Eqrem Berisha është njeri i veçantë. Ai kurrë nuk është bosh, gjithmonë me plot humor, plot mirësi dhe energji pozitive. Me lojën prej aktori të talentuar, me humorin origjinal, shpesh edhe me ironinë therëse, që prej shumë vitesh ai i na i bënë jetët tona më të hareshne, më fisnike. Bisedat me Eqremin gjithmonë janë përjetim i veçantë për mua, sepse bashkë ndajmë shumë kujtime të luftës dhe të angazhimeve të përbashkëta në UÇK. Ish-aktivist i NISMA Socialdemokrate, tani ai ka vendosur që rrugëtimin politik ta bëjë me Vatrën më të ngrohtë për të gjithë veteranët e luftës.

PDK mbetet kurdoherë parti e vlerave liridashëse e shtetformuese, parti e vizioneve të qarta për të ardhëm e të gjithë qyetetarëve të Kosovës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑