Kalo te lajmet
e enjte, 12 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 19° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 14:49

Ballina › Lajme

Të dielën mbyllet rruga te Kroni i Mbretit

26 mars 2021, 22:15

Të dielën mbyllet rruga te Kroni i Mbretit

Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se të dielën më 28 mars, do ta bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi.

Sipas MAPH, mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Lexo Edhe:Pfizer shpik ilaçin oral për trajtimin e Covid-19, fillon provën klinike

“Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë bëhet në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit. Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative”, thuhet në MAPS.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑