Kalo te lajmet
e martë, 29 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 01:56

Ballina › Lajme

Vendoset vepra artistike “Liria ka emër” në objektin e shkollës “Xheladin Gashi-Plaku”

25 maj 2021, 20:28

Vendoset vepra artistike “Liria ka emër” në objektin e shkollës “Xheladin Gashi-Plaku”

Më rastin e ditës së lindjes së Komandantit Xheladin Gashi-Plaku, dhe ditën e shkollës, në objektin e shkollës së Komoranit që mban edhe emrin e Komandantit, është vendosur vepra artistike e autorit Besart Gashi “Liria ka emër” me portret të Komandantit Xheladin Gashi-Plaku.

Në vendosjen e kësaj vepre artistike, kanë marr pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtori i shkollës, bashkëluftëtarë, familjar të Komandantit Gashi, mësimdhënës, nxënës e qytetarë.

Nënkryetari Shala, ka përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit Ramiz Lladrovci dhe ka uruar për shënimin e ditës së shkollës. Shala ka përgëzuar artistin nga Drenasi për punimin e kësaj vepre artistike dhe ka ftuar mësimdhënësit dhe nxënësit që ta nderojnë Komandantin Xheladin Gashi-Plaku duke u kujdesur në edukimin e brezave dhe ruajtjen e kësaj vepre artistike si thesar të çmuar.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑