Kalo te lajmet
e enjte, 12 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 20° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 13:08

Ballina › Lajme

Vetëplagosje me armë zjarri në Komoran të Drenasit, policia jep detaje

16 maj 2021, 21:07

Vetëplagosje me armë zjarri në Komoran të Drenasit, policia jep detaje

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në Komoran të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.

“Sot rreth  orës 10:30, policia  ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima  është vetëplagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar”, tha Borovci për Sinjalin./Gazeta Sinjali/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑