Zjarri në Stacionin policor në Drenas dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia, IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve

Të hënën rreth orës 13:00 zjarri kishte përfshirë Zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas, ndërsa lidhur me këtë janë suspenduar sot tre punonjës të Policisë.

Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtarë policorë dhe një nga stafi civil i PK-së), ndërsa dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje  për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e  zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE