Rreth Drenasit

HISTORIKU

Territori i komunës së Drenasit(ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore.

Sipërfaqja e gjithëmbarëshme e kësaj komuneje përfshinë 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqëse së territorit të Kosovës.Gjithë kjo trevë ,e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës(Blinajës).
Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Sipërfaqet e tokës së Luginës së Drenicës i përshkon sistemin e ujitjes “Ibër”.
E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Feronikelit”,si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë,uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore.

Kjo komunë,në pikëpamje të ndërlidhjës tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë-Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat(Komoran)-Pejë ,dhe rrugët ndërkommunale Shalë- Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skënderaj.

Sipas regjistrimit të fundit,kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve ,ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë. Popullata e kësaj komuneje jeton në 42 vendbanime : në 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokaliteteve dhe qendrës së Drenasit. Vështruar nga përberja gjinore,popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra.Komuna është e banuar ekskluzivisht vetëm nga Shqiptarët.

Komuna është themeluar para Luftës së Dytë Botërore si njësi sociale,politike dhe administrative e veqantë.Gjatë tetëdhjetë vjetëve të fundit zhvillimi ekonomik ka qenë tepër i ulët, sepse pushtetet e kaluar antipopullore të dirigjuara nga qendra ndoqën një politikë specifiike diskriminuese sidomos ekonomike.

Përkundër kësaj kjo komunë ka hedhur disa hapa drejt transformimit gradualisht (ndonëse të ngadalshëm) të
strukturave të saj ekonomike, bujqësore, arsimore, shëndetësore dhe industriale. Sidomos në përmirësimin e strukturës së zhvillimit komunal ka ndikuar, ndërtimi I rrjetit arsimor-edukativ, rrjetit të shërbimit shëndetësor dhe intensifikimi I zhvillimit bujqësor është bërë sidomos pas ndërtimit të sistemit të ujitjes “Ibër…”,ndërkaq një lëvizje
pozitive në ekonominë e pazhvilluar të Drenasit është shënuar pas ndërtimit të kompleksit “Feronikelit”.

SHPËRNDAJE