Feronikeli’74 dominon për të mposhtur Istogun

Feronikeli’74 i është kthyer fitores.

Ekipi i drejtuar nga Granit Begolli me rezultat 3-0 ka mposhtur Istogun sot në Rexhep Rexhepi, ndërsa skuadra e Feronikelit’74 ka mbajtur distancën 4-pikëshe ndaj Lirisë ndjekëse.

Pjesa e parë e duelit kaloi pa gola dhe dukej se do të mund të befasonin mysafirët ndonjëherë, por për të shkuar gjithçka sipas planit të të gjelbërve vendas u përkujdesën Hyseni, Cervadiku dhe Haxhaj.

Pas 22 ndeshjesh, Feronikeli’74 ka 44 pikë dhe është lider i Ligës së Parë Grupi A. Ndërsa Istogu me gjasa po mbetet jashtë gare për barazh të Superligës me humbjen e sotme, derisa është i treti për momentin me 36 pikë nga 22 lojë.

Feronikeli’74 3-0 Istogu

[Muhamet Hyseni 57, Ibrahim Cervadiku 68, Adnan Haxhaj 88]

SHPËRNDAJE