Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli 74 dhe Malisheva u ndanë baras, pa gola. Një nga mundësitë më të mira për gol i takoi Drilon Hazrollajt të Malishevës në minutën e 6-të, por ai nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Malisheva pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Ballkani e mban pozitën e dytë mDe dy pikë më shumë. Feronikeli 74 mbetet i fundit me 14 pikë.
SHPËRNDAJE