Një armë gjuetie dhe municion janë sekuestruar nga Policia sot në fshatin Poklek të Drenasit.
Në bazë të njoftimit, sot në fshatin Poklek i vjetër , me urdhëresë të Gjykatës Themelore, nga njësitet policore të Drenasit, është kryer një kontroll në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 22 fishekë si dhe një armë (imitim e punuar nga kartoni).
“Personi i dyshuar, V.M, 30 vjeçar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, njofton policia.
SHPËRNDAJE