Në Komunën e Drenasit në shkollën fillore “Dëshmorët e Drenicës” Çikatovë e Vjetër ndryshe nga herat e tjera është shënuar dita e shkollës si dhe festat e Marsit në formen online, e gjitha kjo u bë nga ana e drejtoreshës Dreniza Hasi dhe mësimdhënsve Liridona Bunjaku, Shkurta Kurrumeli, arsimtari muzikës Gentrit Mulaku si dhe arsimtarja e gjuhës Bujana Mehmeti dhe përkrahje teknike Shukri Morina.
E gjithë ky organizim ndryshe nga gjitha shkollat në Kosovë u bë duke mbledhur nxënsit e shkollës dhe duke gjiruar për të dalur gjithcka online, që dhe prindërit dhe të gjithë ata që duan ta përciellin ta shohin online për shkak të virusit COVID-19.
Një gjë e tillë u vlersua shumë nga ana e prindërve dhe stafit të shkollës pasi nuk u rrezikua askush nga tubimi në shkollë.
Duhet theksuar që MASHT-i gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje që mos të ketë aktivitete ku rrezikohen nxënësit dhe prindërit, dhe kjo duhet vlersuar pasi shkolla “Dëshmorët e Drenicës” Çikatovë e Vjetër e bëri e para të gjithën online.
SHPËRNDAJE