Abedin Mehani, kryetar i klubit të volejbollit Feronikeli nga Drenasi, sërish është më i votuari në kuvendin zgjedhor të Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Ai mori më së shumti vota dhe u zgjodh për herë të dytë anëtar i bordit.
Mehani fitoi 43 vota, pasojnë Halime Fetahu me 36, Dibran Kastrati 27 etj.
Mehani ka fituar vota më së shumti edhe në vitin 2016, kur mori 24 vota dhe ishte i pari në listë.
SHPËRNDAJE