Dy motra lëndojnë me thikë katër anëtarë të familjes në Drenas

Dy motra në Drenas kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se dy të dyshuarat dje rreth orës 11:00 kishin ushtruar dhunë në familje, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me anëtarët e tjerë të familjes.

Këto burime i kanë thënë gazetës se katër anëtarë të familjes janë lënduar me thikë.

Për shkak të këtyre lëndimeve, ata janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

SHPËRNDAJE