Rishpallet konkursi për drejtor shkolle në katër fshatra të Drenasit (Dokument)

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit ka rishpallur konkursin për plotësimin e vendeve të punës, drejtor shkolle në katër ShFMU, transmeton DrenicaOnline.

Sipas konkursit, kërkohen katër drejtor të rinj, për ShFMU “Shotë Galica” në Abri të Epërme, drejtor në ShFMU “Fazli Grejqevci” në Vasilevë, drejtor në ShFMU “Gani Sylaj” në Pokel të Ri dhe drejtor në ShFMU “Dëshmoret e Qëndresës II” në Tërstenik.

Koeficienti sipas konkursit është7.8 ndërsa orët e punës janë 40. Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite, me mundësi vazhdimi.

Qëllimi i vendit të punës: menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Konkursi i plotë:

SHPËRNDAJE