Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Ekipit komunal për parandalim dhe reagim kundër braktisjes dhe mos regjistrimit të nxënësve në arsimin parauniversitar (EPRBM),ku është diskutuar për rastet me tendencë për braktisje të mësimit nga nxënësit e shkollave në komunën e Drenasit.
Ekipi komuna ne këtë takim, ka trajtuar veçanërisht mundësinë e krijimit për një integrim sa me të shpejtë e të sigurt të fëmijëve me proces të rregullt edukativo arsimor. Ekipi ka hartuar edhe planin dhe strategjinë e funksionimit të kësaj trupe në nivel komune për t’i mbrojtur dhe parandaluar braktisjen e nxënësve.
Ekipi, gjatë kohës së funksionimit ka trajtuar disa raste në tri shkolla të Drenasit me tendencë për braktisje, por nga kontributi i ekipit komunal me kohë, nxënësit sot vijojnë mësimin e rregullt në procesin mësimor.
SHPËRNDAJE