Drejtoria për Kulturë në Komunë e Drenasit dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, kanë publikuar sot rezultatet e konkursit letrare, Sofra poetike, “Ymer Elshani” për 2021.
Fitues i Çmimit të parë të këtij konkursi, u shpall poeti Sheremet Prokshi për poezinë “Zë i përjetësisë”, çmimi i dytë iu dha Vivien Horietit për poezinë “Imazh në ikje”, ndërkaq çmimin e tretë e mori Shaban Pllana për poezinë “Ti nuk deshe”.
Kurse, poeti Ilir Hajdari ka marrë çmimin special të këtij konkursi për poezinë, “Loti rrjedh i kuq”.
Juria që përzgjodhi poezitë fituese për këtë viti, përbëhej, prej: Sabile Bashës, kryetare, dhe anëtarëve Zeqir Bekolli, Ermira R. Jusufi, Shyqri Galica.
Në garë për çmimin letrar Sofra poetike “Ymer Elshani 2021” ishin 97 poezi.
SHPËRNDAJE