Në 22 vjetorin e rënies përkujtohen heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, shoqata të dala nga lufta, bashkëpunëtor komunal, familjar të heronjve e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.

Fillimisht, homazhet dhe vendosja e buqetave me lule janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Bedri Shala e Ilaz Kodra.

Kryetari Lladrovci, ish-kryeministri Haradinaj, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjar e qytetarë kanë vendosur buqeta me lule dhe kanë bërë homazhe edhe të vendi i rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj ku edhe është bërë ndërrimi i pllakës përkujtimore.

Kryetari Lladrovci tha se sot kujtojmë dy heronj të cilët dhanë kontribut të madh në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë pjesë e shumë betejave të lavdishme të luftës çlirimtare

Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!

SHPËRNDAJE